“Makbeth”, tashmë premierë edhe për publikun, shfaqja u soll në vilën e ish diktatorit

Shfaqja “Makbeth” me regji nga Enton Kaca u shfaq premierë për publikun. Vepra e Shekspirit është një produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, që u soll në ish vilën e diktatorit Enver Hoxha. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se është një shfaqje, që nuk duhet humbur. “Një ngjarje kulturore e pazakontë në vilën e diktatorit. “Makbeth”, një produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me regji të Enton Kacës dhe interpretim në rolet kryesore nga Alfred Trebicka dhe Loredana Gjeci na rikthyen edhe një herë në vëmendje pasojat tragjike të lakmisë për pushtet…Një shfaqje që nuk mund ta humbisni!”, shprehet ministrja e Kulturës në një status të saj në Facebook, ku ka postuar dhe foto nga kjo shfaqje teatrore. Produksion i TKE kjo performancë vjen si një rishikim regjisorial bashkëkohor, ku dimensioni i rikonceptuar i tragjedisë Shekspiriane vjen nëpërmjet aktualizimit dhe shkrirjes së saj me disa elementë shqiptarë, dhe që bëjnë njëfarë rezonancë me kohën e sotme. Kjo pjesë është rindërtuar dramaturgjikisht duke pasur parasysh vendosjen e saj në kohën e sotme dhe është menduar në një hapësirë jo konvecionale teatrore, dhe specifikisht hapësira e mundshme dhe më e përshtatshme të ishte vila 31, ish rezidenca e diktatorit Enver Hoxha. Shfaqja zgjat rreth 1 orë e 25 min, për dy aktorë protagonistë të cilët bashkarisht me 4 aktorë ndihmës sjellin një strukturë të re të dramës, ngjarjes, procesit kërkimor, dhe filozofisë që përçon ideja kryesore e veprës klasike. Regjia dhe dramaturgjia Ento Kaca, me në role aktorët Alfred Trebicka -Makbeth, Loredana Gjeçi-Ledi Makbeth, për të vijuar me rolet e tjera Ermela Ruri, Ismail Shino, Klejdi Metaj dhe Margent Caushi. Uilliam Shekspir ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Tragjeditë e shkruara prej tij kanë hyrë në historinë e letërsisë botërore.

 “Makbeth”, Margariti: Një ngjarje kulturore e

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *