Edhe pse kanë kaluar gati 4 muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, mësuesit ende nuk kanë marr regjistrat zyrtarë nga ministria e arsimit por nga ana tjetër qeveria ka sjellë një risi në shkollat shqiptare me krijimin e sistemit të menaxhimit të informacionit parauniversitar që do të shërbejë në një farë mënyre si regjistër online.
“Ndoshta të gjithë në fillim thamë ngarkesë shumë e madhe. Nuk do them që nuk shtohet puna. PUNA SHTOHET, por është më konkrete. Mësuesit janë të palodhur dhe do e gjejnë durimin. Ndoshta për moshën pak më madhor të mësuesve do kenë vështirësi të përshtaten”, tha Prenga.
“Prindëri do të jetë më afër fëmijëve të tyre, nxënësve tanë. Do të shohin vlerësimet dhe mungesat në kohë rekord”, u shpreh Prenga.
/Burimi: Top Channel/