Pak pas mesnatës në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi Jurgen Duka është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.
Ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 29-vjeçarit dhe si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Shoku i Jurgen Dukës ka rrëfyer paraprakisht në orët e vona të mbrëmjes së kaluar kanë hyrë në një market ku janë përplasur me një të panjohur me të cilin nuk kishin konflikt më para, pretendon O.D.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.
Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.
Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.
/Priza.al/