E rëndë! Ndërron jetë foshnja 3-muajshe në Has, shkaku i ngjarjes mendohet të jetë…

Një foshnje 3-muajshe ka ndërruar jetë në banesën e tij në Has. Ka qenë nëna e foshnjes, shtetasja G. P., 31 vjeçe, që ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Mësohet se do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e humbjes së jetës së bebit por deri më tani mendohet që ngjaraj të ketë ndodhur nga asfiksia.

Has/ Informacion paraprak

Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *