Një 88-vjeçar është përplasur për vdekje nga një motor këtë paradite në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:25, në zonën e Brrylit, pranë Iranianit.
“Motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/