Vuante nga një sëmundje e rëndë, shuhet “Mjeshtri i Madh” Ferid Berberi

Peshëngritja shqiptare humbet një nga ikonat më të shquara, “Mjeshtrin e Madh”, Ferid Berberi. Kampioni i shumëfishtë i peshëngritjes shqiptare ka ndërruar jetë sot në moshën 75 vjeçare. Berberi vuante nga një sëmundje në mushkëri, duke mos ia dalë ta lërë pas problemin. I dekoruar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, Berberi ka qenë ikonë e peshëngritjes para viteve 1990.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sportist i niveleve të larta, Berberi ka marrë rezultate të mira edhe në nivele ndërkombëtare, duke nderuar emrin e Shqipërisë. Si trajner, nga puna e tij kanë dalë emrat të rëndësishëm të shtangës shqiptare. Për disa vite, njeriu i heshtur i sportit mbajti edhe postin e sekretarit të Federatës së Peshëngritjes. Si te klubi Dinamo dhe Kombëtarja, Berberi la gjurmë me punën dhe talentin e tij.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *