Prag zgjedhjesh, Soreca mesazh të fortë partive politike dhe kandidatëve

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca u ka përçuar një mesazh të gjitha partive politike dhe kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit. Tani më që fleta e votimit është gati, ai u ka bërë thirrje që të përqendrohen në programet e tyre dhe reformat për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.

“Ne pajtohemi me kryekomisionerin Ilirjan Celibshin. Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike të Shqipërisë. Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e KQZ-së”, shkruan Soreca.

Ky mesazh vjen pas thirrjes së kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i cili i ka bërë thirrje partive politike që të bëjnë një fushatë të qetë pasi të gjitha palët e përfshira në procesin zgjedhor janë nën monitorim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *