OSHEE ka treguar shkaqet se përse disa fshatra të Korçës janë pa energji elektrike.
Ata njoftojnë se veç dëmeve në linjat TM të OSSH, si pasojë e motit të keq me reshje dëbore, një tjetër faktor negativ sipas tyre ka qenë defektet e linjave në HEC Nica dhe Gjoka. Më tej njoftohet se pa energji elektrike do të jenë zonat Velçan, Strelcë, Moglicë, Lozhan, Snisht dhe Tresovë.
Njoftimi i OSHEE:
Fshatrat pa drita në Korçë, OSSH: Shtyllat e dy HEC-ve dëmtuan rrjetin elektrik
Prej disa ditësh, mes dëborës, elektricistët e OSSH janë duke punuar në linjat e zonave rurale të Korçes.
Përveç dëmeve në linjat TM të OSSH, si pasojë e motit të keq me reshje bore në zonën e Korçës, një tjetër faktor negativ, që ka shkaktuar vonesë në rikthimin e energjisë elektrike, kanë qenë defektet në linjat 35kV të HEC Nica dhe Gjoka (Shalës).
Konkretisht përcjellësat e djegur të këtyre linjave dëmtuan fiderat 10kV të NST Lozhan duke lëne pa energji elektrike zonat Velçan, Strelcë, Moglicë, Lozhan, Senisht dhe Tresovë.
Këto dy HEC-e operojnë në rajonin e Korçës dhe aktualisht kanë stopuar aktivitetin e tyre.
Grupet e avarisë së OSSH #Korçë po punojnë në kushte të vështira të terrenit malor, me temperatura të ulëta për riparimin e të gjithë defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike të zonës.
/Priza.al/