Lumi Vjosa shkaktoi dëme të mëdha në Fier/ Dhjetëra hektarë pemishte dhe sera me luleshtrydhe nën ujë

Mbi 100 hektarë tokë bujqësore e mbjellë me pemë frutore, kryesisht luleshtrydhe ka përfunduar nën ujë.

Në fshatin Kafaraj i Fierit, ku rreth 500 fermerë të zonës kanë humbur prodhimin e një viti të tërë. Një pjesë e fermerëve janë emigrantë të kthyer në Shqipëri që kanë investuar në bujqësi fitimet e siguruara në emigrim.

Pavarësisht prurjeve të dendura të lumit Vjosë, që nuk ishin shënuar prej kohësh, fermerët bëjnë përgjegjës për këtë situatë autoritetet shtetërore, që sipas tyre duhet të kishin parandaluar përmbytjet.

Fermerët kanë dyshime për të ardhmen e bizneseve të tyre familjare dhe kërkojnë që shteti ti ndihmojë për t’u ringritur.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *