Reperja e njohur, Tayna festoi 25-vjetorin e lindjes në shoqërinë e miqve dhe njerëzve të dashur.
“E kam vetveten, çfarë tjetër mund të kërkoi. Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e një foto të saj të realizuar kohë më parë.
Reperja nga Prizreni ka shpërndarë edhe disa urime që miqtë e saj i kanë bërë për ditëlindje, në mes tyre edhe të menaxherit të saj, Rinor Hykolli.
“Urime ditëlindja edhe 100 vite yll, krenohemi me ty”, ka shkruar Hykolli në urimin e tij për reperen. Ndërkohë, krijuesja e këngës “Taka” për natën e saj speciale është befasuar edhe me fishekzjarrë dhe një tortë.
/Priza.al/