Në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorëve është shpallur në kërkim edhe biznesmeni Mirel Mërtiri. Mërtiri është pronari i kompanisë që ka në menaxhim inceneratorin e Tiranës.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Mërtiri është shpallur në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë në momentin kur policia ka shkuar për të ekzekutuar urdhër-arrestin e firmosur nga SPAK.
Më herët u arrestua ish ministri i Mbrojtjes Lefter Koka.
/Priza.al/