Dhunohet gazetarja në Tiranë: Më ofenduan, më goditën, më mbyllën brenda objektit!

E paprecedentë është ajo që i ka ndodhur gazetares së Fax News, Besarta Demushaj, e cila eshte dhunuar fizikisht nga dy shtetas në një ditë pune të zakonshme, nuk po bënte gjë tjetër vecse po raportonte për publikun.

Shetesja Fatbardha Marina ka dashur të bëj një denoncim për redaksinë lidhur me dyqanin e saj në rrugën ‘Hoxha Tahsim’ në kryeqytet.

Mirëpo, në momentin kur grupi i punës ka mbërritur në vendin në fjalë, Tahir Numani, ndertuesi, dhe kunati i tij penguan dhe dhunuan gazetaren, Besarta Demushi, e cila po kryente detyrën e saj.

Teksa grupi i xhirimit është futur në objekt është shtyrë me forcë që të dalë nga aty, ndërkohë gazetarja u dhunua ndonëse u prezantua se kush ishte. Policia ka vendosur te procedoje penalisht dy shtetasit T.N., 62 vjec, dhe A.Z., 50 vjec qe goditen gazetaren e Fax News.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë goditur dhe kanë penguar për ushtrimin e detyrës, shtetasen B. D., 24 vjeçe, me detyrë gazetare, e cila kishte shkuar për të filmuar në një objekt ku shtetasi T. N., dhe A. Z., kishin një konflikt pronësie me një person tjetër.

Deshmia e gazetares Besarta Demushaj:

Me kanë tërhequr për të më nxjerr nga objekti së bashku me operatorin Majklen Sinka. Me pas na kanë mbyllur brenda objektit për disa minuta. Kane ushtruar dhune fizike po ashtu edhe ofendime banale. Vazhdimisht kane ushtruar dhune fizike duke na shtyre me force. Per tu vetmbrojtur kam perdorur stativin e telefonit.

/Burimi: Faxnews/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *