Bilanci/ Ja sa të vaksinuar ka sot! Manastirliu publikon shifrat

Sot shënohet dita e 9-të nga vaksinimi masiv, ku në total gjatë ditës së sotme janë kryer 13.826 vaksina. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në total që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, që ka nisur në datën 11 janar të këtij viti janë kryer 206708 vaksinime.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja kanë bërë me dije se objektivi është arritja deri në 500 mijë vaksinime deri në muajin maj me qëllim që sezoni turistik të mos ketë kufizime në orare.

Aktualisht po vaksinohen të moshuarit +65 vjeç, gazetarët, operatorët, policët e ndërsa nisë për të moshuarit të moshave 60 vjeç të sëmurë kronikë. Më pas, vaksinimi do të shtrihet të fasoneritë që kanë qenë një nga vatrat kryesore të infektivit dhe te stafi i strukturave akomoduese.

Image

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *