FOTO/ Pamjet qesharake kur njerëzit i bien ‘për shkurt’ se nuk duan të lodhen… por që rrezikojnë gjithçka

Në këtë botë kemi shumë njerëz të zgjuar dhe inteligjent, madje kohët e fundit po përdoret rëndom edhe termi i huaj “smart”. Por ne harrojmë që në këtë botë ka edhe shumë njerëz teveqelë dhe fare të pamençur që madje me marrëzitë dhe dritshkurtësitë e tyre rrezikojnë jo vetëm veten por edhe jetën e të tjerëve.

Që prej prizave të mbuluara me lagështirë, deri te shishja e xhin-it e mbushur me açeton, rreziqet që njerëzit lënë rrotull gjatë punës së tyre, janë të kudondodhura madje nga një herë absurde.

Njerëz nga e gjithë bota kanë shpërndarë imazhe ku siguria ndaj të tjerëve ose vetes, nuk merret parasysh, siç është edhe koleksioni i mëposhtëm i fotove nga rrjeti “Bored Panda”.

Një punonjës “inteligjent” varet nga ekskavatori për të prerë pemën me sharrë, ndërsa një tjetër “mendimtar i lirë”, vendos mbi karton nxehësen e metalit.

Në të tjera imazhe, katër njerëz lidhin shkallët njëra me tjetrën për të arritur një llambë në lartësi.

Shembuj të tjerë “inteligjence” katastrofike ose në prag fataliteti vijë në fotogalerinë e mëposhtme…

Moria e paletave të drunjta në kamion duket sikur mund të bjerë çdo sekondë.

Këto priza në SHBA të përfshira nga lagështira dhe pisllëku vijojnë funksionimin.

Në këtë universitet në SHBA studentët tërheqin ‘për gallatë’ butonin e emergjencës, por as kyçja e tij nuk ishte një ide e mirë.

Ky person duhet të jetë i aftë edhe nëse bënë saltro së prapthi.

Vetë-varja nga vinçi është e rrezikshme, të mos llogarisim edhe përdorjen e një sharre elektrike.

Katër vetë për të ndërruar një llampë dhe asnjë prej tyre nuk di të përdorë shkallët, SHBA.

Futesh nën një shtëpi te parafabrikuar që mbahet nga një pirun hudraulik?

Po, një aceton dhe një xhin, të lutem! Ky person në Britani duhet të bëjë më të dukshme etiketën e açetonit helmues dhe të heqë atë të xhinit.

Punonjësi qëndron mbi arka në dyshemenë e rrëshkitshme të kuzhinës.

Karrige që ndalojnë dyert kundër zjarrit.

Vetëm lutjet duket se ‘i mbajnë bashkë’ këto shkallë.

Mbulesa e kutisë elektrike zëvendësohet vetëm me një karton në Britani.

/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *