Cristiano Ronaldo nuk ndalet kurrë. Kampioni portugez në pritje të daljes në fushë të shtunën me Manchester Unitedin, vazhdon të stërvitet në palestër pa u ndalur. Si dëshmi e angazhimit të tij, ai ka publikuar edhe disa postime sociale të punës së tij të palodhur, gjithsesi i hutuar nga prania e ëmbël e Georgina Rodriguez.
Çifti, që është në pritje të binjakëve, janë ndarë prej disa ditësh: modelja bukuroshe spanjolle ka fluturuar në Lapland me të gjithë fëmijët e saj në krah, ndërsa CR7 ka mbetur në Angli.
Por tani ata janë sërish bashkë dhe nuk humbin momente për t’i treguar njëri-tjetrit gjithë dashurinë e tyre. Edhe në rrjetet sociale, sulmuesi i “Djajve të Kuq” ka dashur të deklarohet te partnerja e tij, duke zbuluar një detaj të paprecedentë.
Në nëntor, çifti i bëri të ditur të gjithë botës se po prisnin binjakë: fotografia e njoftimit social, madje hyri në top 10-shen e më të pëlqyerave në Instagram, për të gjithë vitin 2021.
/Priza.al/