Mbërrijnë 22 mijë e 230 doza të Pfizer! Rama: Vazhdojmë me këmbëngulje përpara, mes vendeve më të shpejta në Europë

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 22 mijë e 230 doza të tjera të kompanisë Pfizer. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale. Kjo sasi, ka njoftuar ai, do të lëvrohet në 20 prill.

“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill. Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv”, shkruan Rama.

Më herët Rama tha se Brenda 10 ditësh do të mbërrijnë në vend 50 mijë doza nga vaksina ruse Sputnik, ku qëllimi është që të arrihet objektivi për 500 mijë të vaksinuar deri në muajin maj. Sot shënohet dita e 9-të nga vaksinimi masiv, ku në total gjatë ditës së sotme janë kryer 13.826 vaksina. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në total që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, që ka nisur në datën 11 janar të këtij viti janë kryer 206708 vaksinime.

Aktualisht po vaksinohen të moshuarit +65 vjeç, gazetarët, operatorët, policët e ndërsa nisë për të moshuarit të moshave 60 vjeç të sëmurë kronikë. Më pas, vaksinimi do të shtrihet të fasoneritë që kanë qenë një nga vatrat kryesore të infektivit dhe te stafi i strukturave akomoduese.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *