Fatmirësisht ata kanë mundur që të dalin me shpejtësi të gjithë jashtë, falë edhe energjisë dhe shkathtësisë që kanë pasur, ndërkohë që autobusi që duhet t’i çonte në shkollë u shkrumbua tërësisht.
Sipas banorëve, mjeti me të cilin fëmijët e tyre shkonin në shkollë ishte në gjendje jo të mirë teknike dhe po të mos kishte qenë një rastësi e mrekullueshme, autobusi mund të ishte kthyer në “furrë përvëluese për zogj të vegjël”.
Ngjarja e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Divjakë, ku raportohet se një autobus me nxënës u përfshi nga flakët, ndërsa ishte duke ecur në fshatin Kryekuq. E gjitha ngjarja ka ndodhur në kohën kur të gjithë fëmijët ndodheshin brenda në bordin e autobusit që po i çonte për në shkollë.
Fatmirësisht ata kanë mundur të dalin me shpejtësi jashtë, ndërkohë që mjeti u shkrumbua tërësisht si të ishte prej letre.
Mjeti me të cilin fëmijët udhëtonin çdo ditë për në shkollë, ishte në gjendje jo të mirë teknike, dhe me gjasë ka qenë kjo arsyeja e marrjes zjarr.
Kur policia dhe zjarrfikësja mbërritën në vendin e ngjarjes, çdo gjë kishte përfunduar, por për fat të mirë dëmet ishin vetëm materiale dhe jo në jetë njerëzish.
/Priza.al/