Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut, ka theksuar se, “Open-Ballkani” është në favor të madh të Serbisë, e jo të Kosovës.
Gjatë konferencës për mediat, Osmani ka thënë se, Kosova është pro procesit të Berlinit.
“Open-Ballkan nuk është ndërtuar në parimet themelore të barazisë. Derisa Serbia nuk e trajton shtetin tonë si shtet të barabartë, sikurse shtetet e tjera, natyrisht ne shohim se një iniciativë të tillë Serbia dëshiron ta shfrytëzojë për ekspansion të interesave të saj hegjemoniste që këto ditë po quhen me togë fjalëshin ‘Bota serbe’. Procesi i Berlinit i vetmi proces ku shtetet tona vërtet shtyhen përpara dhe intensifikon raportet tona me BE-në”,- ka thënë ajo.
Presidenti Maqedono-Verior Pendarovski, e sheh si të pasuksesshme iniciativën e Ballkanit të hapur, pasi në të bëjnë pjesë vetëm tre shtete.
“Që kur është nisur si iniciativë, unë kam patur rezervat e mija. Në vend se të jenë gjashtë shtete, janë vetëm tre. Derisa kjo iniciativë nuk i përfshin të gjitha shtetet nuk do të suksese.
Qëndrimi im është se mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësim tregtar e ekonomik, por jo politik. Mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berlinit, por jo ta zëvendësojë atë. Procesi i Berlinit është iniciativë që ka institucione, ka resurse që Ballkani i Hapur nuk i ka”,- u shpreh Pendarovski.
/Priza.al/