Arrestimi i Lefter Kokës, vjen reagimi i parë i Ramës: Çështja e tij me SPAK s’është partiake, por individuale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas arrestimi të ish ministrit Lefter Koka. Ai ka folur pas deklaratave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha

Rama i ka kthyer përgjigje ndjekësve të tij në rrjetin social ‘Facebook’. Kreu i qeverisë theksoi se çështja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtësinë, nuk është as çështje politike dhe as partiake, as kolektive, po çështje individuale.

REAGIMI I RAMËS
Syrja Islami halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngjan thote populli?

Por qe t’i përgjigjem thelbit te komentit tënd, edhe impiantet moderne te përpunimit të mbetjeve, që i kane hapur rrugën e shpëtimit afatgjate nga ndotja e rende e plehrave zonës se Elbasanit, Tiranes e Fierit gjithashtu, edhe Reforma ne Drejtesi po se po, jane vepra te shumices sone qeverise per te cilat une jam e do te jem gjithnje krenar, keshtu qe euforia baltosese e atyre qe bejne politike me akuza e me moton shpif e shpif se dicka do mbetet, per arsye te ndalimit dje nga SPAKU te ish-ministrit te mjedisit, nuk me ben asnje përshtypje, sepse nga njera ane investimi ne Elbasan eshte aty, ne syte e te gjitheve e ne baze te kontrates tanime ai eshte prone publike e bashkise se Elbasanit qe do te sherbeje per te vazhduar mbrojtjen e zones nga ndotja, ndersa nga ana tjeter ceshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtesine, nuk eshte as ceshtje politike, as ceshtje partiake, as ceshtje kolektive, po ceshtje individuale. Ne nuk e kemi udhehequr dhe nuk e mbeshtesim pa kushte Reformen ne Drejtesi, si pale politike po si force udheheqese politike e morale e shqiptareve pa dallim, keshtu qe per mua e per Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e dites se pare ne detyre: Cilidoqofte, pa dallim partie duhet te perballet vete me drejtesine! Dhe cilindoqofte nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtesise, duhet te ballafaqohet me drejtesine bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk eshte zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin perfundimtar gjyqesor, askush nder ne qe ka pune me drejtësinë nuk mund te jete pjese e familjes sone politike. Kaq.

Kjo eshte Partia Socialiste. Ky jam une miku im. Te pershendes?

  • foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *