Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të vdekur në vend.
65-vjeçari i identifikuar si Banush Balla, është përplasur nga mjeti tip “Opel” i drejtuar nga 21-vjeçari, i identifikuar me iniciale N.N. Ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkaqeve të plota të aksidentit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Elbasanit ka njoftuar se pasditen e sotme, në aksin rrugor Elbasan-Papër, në fshatin Vidhas, një i ri ka përplasur për vdekje një 65-vjeçar. Mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin N.N., 21 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale B. B. Si pasojë e aksidentit, shtetasi B.B. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/