Mbrëmjen e së martës, aktori i njohur në Greqi Kostas Nikouli ka qenë i ftuar në një emision televiziv grek ku ka folur për gjithçka. Aktori i cili aktualisht luan në “Sasmos”, ka ndarë rrugëtimin e jetës së tij, ka folur për prindërit e tij: emigrantë nga Shqipëria dhe ka shpjeguar se si e ka gjetur veten në Shkollën e Dramës.
“Emri im nuk tradhton asgjë. Personalisht dua që mbiemri të jetë Nikouli dhe jo Nikoulis të kujtoj se nga vij. Në ID shkruante Nikouli dhe ky doja të ishte mbiemri im. Jam krenar që jam shqiptar. Isha i hapur që në momentin e parë dhe nuk u ndjeva si i huaj apo ndryshe nga të tjerët. Ndoshta nuk e kam kuptuar se çfarë do të thotë shqip, por për sa kohë jam nuk jam ndjerë kurrë keq. Të gjithë zgjedhin identitetin e tyre, pavarësisht gjinisë apo kombësisë”, tha ai.
/Priza.al/