Katër banorët e ‘Big Brother VIP’, Antonela, Donaldi, Beatrix dhe Einxhel janë bërë bashkë duke imituar e duke folur për Arjolën, me të cilën janë përplasur shpesh përgjatë ditëve të fundit.
Kjo ka nxitur reagimin e aktores Adriana Matoshi, e cila është shoqja e ngushtë e Arjolës. Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se këta “vogëlushë” e ndjejnë që Arjola është fituesja dhe kjo i bën t’i kthehen kundër.
“Kur t’bohen vogëlushët bashkë për me fol për Arjolën seç më kap një e keshme. Ja u marrsha dhimbjen e shpirtit kur e ndjeni fituesen. Knaquni dhe pak zemrat e vogla e tani ju ftojmë me festu për Arjolën. Arjola osht fituesja e shumë zemrave të sinqerta dhe e njerëzve të drejtë. Juve ju doli boja me sabah”, ka shkruar Adriana.
/Priza.al/