Arrestimi i bujshëm i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për përfshirjen e tij në aferën korruptive të inceneratorëve ishte edhe tema e diskutimit me të ftuarit në emisionin “Në Shenjestër” në News 24. Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeta u shpreh se në fillim 3 kontratat koncesionare janë paraqitur me një vlerë shumë herë më të ulët dhe më pas u rritën me kosto të stërmëdha në mënyrë të pashpjegueshme.
Ka pasur kontraktime të 3 kontratave që kapin vlerën më shumë se gjysëm miliardë dollarë. Në fillim kontratat na janë paraqitur me vlera shumë të ulta. Ajo që është gjetur nga KLSH është që shumica e kostove të raportura janë të fryra në mënyrën më të trashë të mundshme, me kosto të stërmëdha me sasi plehrash që e tejkalojnë atë të popullsisë së Shqipërisë. Kompanitë koncesionare vërtiten rreth 3 emrave: Kloodian Zoto, Stela Gugallia dhe Mirel Mërtiri. Nga dëshmitë e njerëzve që ka marrë BIRN, njerëzit kryesorë janë Mërtiri dhe Zoto”- tha ai.
Ndërkohë për gazetarin Ermal Vija ish-ministri Koka nuk është i vetëm në këtë aferë dhe se ka zyrtarë të tjerë nën hetim që SPAK nuk i ka bërë të ditur.
“Emri i zotit Koka i është përmendur më herët në korridoret e politikës dhe organeve ligjzbatuese. Sa i tako hetimeve të SPAK, kanë për t’u përshëndetur. Koka nuk e ka ndjekur i vetëm këtë aferë, ka edhe zyrtarë të tjerë. SPAK në njoftim ka përmendur se në hetim ka edhe persona të tjerë. Nesër në gjykatë do të kemi vetëm Kokën në gjykatë. SPAK duhet të ndajë shapin nga sheqeri”- tha ai.
/Burimi: BW/