Lubonja: Arrestimi i Lefter Kokës skenar i organizuar për të fshehur krime më të mëdha

Analisti Fatos Lubonja në emisionin ‘Në Shenjestër’ në ‘News24’ foli për aferën e inceneratorëve dhe arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Gjatë bisedës me gazetaren Klodiana Lala, Lubonja u shpreh se afera e inceneratorëve është një aferë e organizuar e një grupi kriminal për të vjedhur që sipas tij në krye ka kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa u ndal tek arrestimi i Lefter Kokës, analisti theksoi se është një skenar i organizuar për të fshehur krime edhe më të mëdha.

“Aferën e inceneratorëve në kuptimin historik e kemi ndjekur me kohë. Besoj se më shumë vlen e sotmja. Ajo është një aferë nga ato që ne të gjithë e dimë se si është . Është aferë e një grupi kriminal të organizuar për të vjedhur që për fat të keq besoj në krye ka kryeministrin, sepse siç ka thënë edhe PD nuk mund të ketë vepruar  vetëm Lefter Koka. Ju kujtohet Rama me historinë për të hyrë në Europë,  ku thotë  do të vijë Godoja, po Godoja nuk vjen dhe ideja është që nuk ka Godo. Këtu kemi të bëjmë me një skenar të organizuar për të mbuluar atë krim të madh. Lefter Koka është ai që merr përgjegjësitë, ndoshta për të mbuluar të gjithë ato që kanë ndodhur më tej. Këtu më çon një mosbesim i thellë që më çon tek SPAK. SPAK nuk hetoi masakrën e 25 prillit, apo kur hyri Prokurori i Elbasanit dhe gënjeu publikisht, pra kemi të bëjmë me një SPAK të pafuqishëm”, ka thënë ai.

Përse u zgjodh Lefter Koka për t’u bërë kurban?

Lubonja: Është dëmi më i vogël. Ai nuk është pjesë e rilindësve, Ka qenë me LSI, ka qenë si ministër i LSI dhe u përdor bashkë më Nasip Naçon për të marrë votat… Pra Lefteri mori ca vota pasi iku. Zërat thonë që Lefteri nuk ka pasur vizë amerikane dhe Edi Rama i ka thënë është më mirë të ikësh. Por është edhe absurde të thuash që iku sepse ishte i ngopur me pushtet sepse sapo u bë deputet në atë kohë…Pra është një rast i veçuar dhe nuk është fjala për të hetuar 3 milion eurot. Hetimi kryesor është ku janë paratë, sa janë derdhur dhe sa janë shpenzuar!?

/Burimi: BW/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *