Energjia elektrike është rikthyer në Vermosh. Këtë gjë e ka bërë të ditur Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Gjatë fundjavës, rrjeti energjitik pësoi disa dëmtime për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës.
Njoftimi i Plotë:
Pas Lepushës, mer energji Vermoshi Pas nje pune intensive dhe ore te gjata nen kushte ekstremi te motit te keq, elektricistet e njesise OSSH Malësi e Madhe, Shkodër kanë mundur kete mbremje ti japin energji elektrike Vermoshit, skajit verior te vendit. Fideri i Kelmendit, 120 km, pësoi demtime ne disa degezime gjate fundjaves, si pasojë e reshjeve të deborës. Diten e djeshme iu dha energji Lepusesh, kurse me heret ishin furnizuar Tamara dhe Boga.
/Priza.al/