Mes dy kampeve në PD po luftohet jo vetëm me statute, por edhe për vulat. Mbështetësit e Sali Berishës kanë njoftuar kështu se kanë miratuar vulën e re.
Në njoftimin e nxjerrë bëhet e ditur nga kampi i Berisës se kjo është vula e re dhe zyrtare e PD-së dhe se çdo dokument tjetër pa këtë vulë nuk është zyrtare, pra cilësohet si nul.
Berisha ka akuzuar Bashën duke etiketuar si “Lul Vula”, pasi nuk i ka mbetur asgjë, por tashmë beteja për vulën është kthyer në primare, ashtu si edhe për regjistrimin në Gjykatë të statutit.
Si Basha, ashtu edhe komisioni për reformimin e PD-së kanë depozituar në gjykatë statutin e ri duke kërkuar regjistrimin.
Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Berisha vendosi gjithashtu edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit. Gjithashtu më 18 dhjetor, do të organizohet edhe referendumi me anëtarësinë nëse janë pro apo kundër këtij vendimi.
Po në të njëjtën datë Basha mban edhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga PD.
/Priza.al/