Reperi i njohur, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës. Reperi i njohur, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës. Lajmi për Express e ka konfirmuar, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti
Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tij ka qenë aktive një urdhër i gjykatës, prandaj është shoqëruar në stacionin “Qendra” në Prishtinë.
“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja.
Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozikk dhe aktorit, Blerim Destani.
/Priza.al/