Në seancën e sotme parlamentare do të zhvillohej një interpelancë mes deputetit të PD-së Vangjel Dule dhe kryeministrit të vendit Edi Rama, por ky i fundit nuk u paraqit. Si pasojë interpelancën qeveria vendosi që deputeti i PD-së ta zhvillonte me Ministren e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali.
Dule e ka refuzuar një gjë të tillë pasi besdimin rreth temës që ai kishte vendosur të diskutonte rreth minoriteteve, donte ta zhvillonte me kryeministrin Rama.
Pjesë nga biseda:
Vangjel Dule: Për kryeministrin nuk ekziston respketimi i minoritetit. Ai nuk ka axhendë për ta dhe unë e refuzoj interperlancën me ministren Spiropali.
Eisa Spiropali: Ju e refuzuat interperlancën por kohën tuaj prej shtatë minutash e përfunduat këtu.
Vangjel Dule: Zonja Spiropali sapo e provuat drejtësinë e vendimit tim për të mos e zhvilluar këtë interperlancë.
/Priza.al/