Abuzuan me tenderat, merret vendimi për nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës dhe drejtorin e prokurimeve

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushin, dhe drejtorin e Prokurimeve Juridike, Leonard Sefën.

Dy të pandehurit nuk kanë dhënë sqarime para GJKKO.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për tenderin e kanalit vaditës, që çoi në pranga disa zyrtarë të Bashkisë së Lushnjës, mes të cilëve edhe kryebashkiakun Fatos Tushe.

Ndërkohë, sipas dosjes hetimore, zyrtarët dyshohen se kanë abuzuar edhe me tre prokurime të tjera.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *