“Kam zbatuar ligjin”/ Gjykata lë në burg ish-ministrin Lefter Koka

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar ditën e sotme masën arrest me burg për ish-ministrin e mjedisit Lefter Kokën.

Koka akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me abuzimet me inceneratorët. Koka u paraqit gjykata nën masa të rrepa sigurie. Kujtojmë se ish-ministri Koka u arrestua dy ditë më parë nga SPAK.

Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Në kërkim janë shpallur biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Koka, ka qenë ministër i Mjedisit nga LSI në vitet 2013-2017, më pas deputet i PS, 2017-2021. Ai fitoi mandatin në 25 prill, por më pas hoqi dorë.

  • foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *