Aspak të kënaqur në ekipet përkatëse, pritet shkëmbimi i mundshëm Luuk De Jong-Sanchez

Një shkëmbim i mundshëm mund të ndodhë ndërmjet Inter dhe Barcelonës. Sipas të përditshmes ‘Sport” Luuk De Jong do të transferohet në Milano ndërsa Alexis Sanchez në Barcelonë, një lëvizje që pritet të vihet në jetë gjatë merkatos së janarit. Gjithnjë sipas “Sport”, mjafton vetëm aprovimi i Xavit për të mbyllur këtë negociatë.

Sanchez

Pavarësisht fjalëve të ëmbla që Inzaghi tha për Sanchez pas ndeshjes kundër Cagliari, ku sulmuesi kilian realizoi një gol shumë të bukur, trajneri i Inter ka dhënë pëlqimin e tij për një lëvizje të tillë. Në Barcelonë, Sanchez do të gjente mikun e tij Xavi me të cilin ka marrë pjesë në shumë beteja, në tre sezone me fanellën e Barcelonës, Sanchez ka shënuar 47 gola dhe ka dhuruar 35 asiste.

487994699.0

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *