“Ura e Zogut” në sytë e të huajve! “Europa Nostra” e rendit si objekt të rrezikuar

Ura e Zogut e shpallur monument kulture e kategorisë së parë ka marrë vëmendjen e organizatës ndërkombëtare “Europa Nostra” organizatë ndërkombëtare, e cila e ka listuar atë në vendin e 12-të si nga asetet më të rrezikuara në Europë.

Organizata “Europa Nostra” dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve shpallën të martën më 14 dhjetor, listën e 12 site-ve më të  kërcënuara të trashëgimisë në Europë, mes të cilave është edhe Ura e Zogut.

Aktivistë të shoqërisë civile bëjnë me dije se në kërkesat e tyre është futja e Urës së Zogut në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara, në mënyrë që të marrë edhe vëmendjen dhe investimin e duhur.

Elton Laska avokat dhe aktivist shprehet se nga insititucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë zgjidhje

Ura e Zogut është një nga asetet e trashëgimisë kulturore Shqiptare, e ndërtuar në vitin 1927 e që prej asaj kohe nuk ka patur asnjë ndërhyrje.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *