VIDEO/ Tjetër masakër regjistrohet në Durrës ndaj një peshkaqeni të rrallë. Kafsha ra në rrjetat e anijes, peshkatarët e masakrojnë dhe e filmojnë

Në rrjetën e anijes së peshkimit “Delsi” ka rënë një specie e rrallë ujore, e njohur si peshkaqeni dem.

Videoja që po shikoni tregon momentin kur peshkaqeni dem, lloji i dytë më i rrezikshëm pas peshkaqenit të bardhë ka tentuar të kafshojë peshkatarët në Durrës.

Madje në një moment peshkaqeni afrohen ta kafshojë. Nga frika burri ikën në fund të anijes, por gjallesa 300 kilogramëshe e godet me bisht.

VIDEO / Kapet peshkaqeni dem në Durrës, peshon 300 kg dhe është 3 metra i  gjatë – Dosja AL

Ai ka rënë në rrjetën e anijes, por pavarësisht se nuk është në ujë, vijon të përpëlitet.

Sipas peshkarëve, gjallesa ujore është kapur në gjirin e Durrësit, teksa kishin dalë për gjueti në det, të favorizuar dhe nga koha e qendrueshme e ditëve të fundit.

Peshkaqeni i kapur ishte rreth 3 metra i gjatë dhe peshonte afro 300 kg. Ky lloj peshkaqeni njihet si një gjallesë e rrallë për ujërat tona, pasi kryesisht gjendet në thellësi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *