Një elektricist spitali ka kryer marrëdhënie seksuale me të paktën 100 trupa të pajetë në morgje, ndërsa mbeti i lirë për tridhjetë vjet pas vrasjes së dy grave.
Sipas mediave të huaja, David Fuller, më në fund pranoi vrasjen e Wendy Knell dhe Caroline Pierce në Tunbridge Wells, Kent, në vitin 1987, pasi krimi mistifikoi policinë për tre dekada.
Por Fuller u kap pas një zbulimi të ADN-së të arritur duke analizuar materialin gjenetik të gjetur në skenat e krimit dhe duke kërkuar bazat e të dhënave kriminale për të afërmit.
Siç raporton The Guardian, 67-vjeçari sulmet e tij nekrofilike mbi trupat e pajetë të grave i kishte filmuar. Fuller i martuar dy herë, 67 vjeç, u pa nga vendasit si “i padëmshëm”, por fshehu një jetë të dyfishtë abuzimi ndaj kufomave.
Viktima e tij më e re ka qenë një vajzë 9-vjeçe, e më e vjetra një 100-vjeçare. Fillimisht nuk kishte dashur t’i pranojë krimet që i kishte kryer se kishte një lloj “errësimi të kujtesës”, megjithatë në gjyq pranoi se ka mbytur dy vajza.
Përveç vrasjeve, mbi të rëndojnë edhe 51 pika tjetër të aktakuzës, e 44 prej tyre kanë të bëjnë me viktimat në morg.
Policia angleze ka gjetur video shokuese, shënime e fotografi në shtëpinë e tij ku janë kryer bastisjet, e në momentin që u arrestua akoma punonte në një spital. Gjykatësi gjatë procesit gjyqësor tha se “është një rast që nuk ka kurrfarë arsyetimi” dhe se diçka e tillë do të duhej të ekzistonte vetëm në “ëndrra të tmerrshme”.
Në gjykatë doli se perversi mbante një ditar të detajuar të sulmeve të tij seksuale, të shkruar me dorëshkrimin e tij dhe të sekretuar në shtëpinë që ndante me gruan e tij. Por ai më në fund u demaskua vitin e kaluar dhe veprimet e tij u sollën në dritë.
Katër ditë më vonë, David ndërroi deklaratën e tij dhe kështu u shpall fajtor, e këto raste janë disa prej atyre që është pritur gjatë për t’u marrë verdikti. Në kohën kur i kishte mbytur vajzat, kishte jetuar me bashkëshorten tri kilometra larg vendit ku jetonin Wendy dhe Carolina.
Në natën kur Wendy vdiq, burri që dukej si Fuller ishte parë duke e shikuar në dritare. Gjithashtu një muaj para vdekjes së Carolina, u pa një burrë duke shëtitur para shtëpisë së saj.
/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Priza.al/