Vrasja brutale e mësueses në Angli, shqiptari pranon se e ka sulmuar por jo se e ka vrarë!

Koçi Selmanaj, 36-vjeçari shqiptar i dyshuar për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa në Londër, ka pranuar autorësinë e sulmit përballë autoriteteve britanike, por ka mohuar se e ka vrarë.

Por edhe pse shqiptari ka pranuar dhunën ndaj mësueses, ekpertiza ende nuk ka konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes të së resë, por dyshohet se vdekja e saj ka ardhur prej dhunës.

Selamaj e ndaloi Nessa-n në një park në Kidbrooke, në jug-lindje të Londrës dhe nisi ta sumonte fizikisht. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë pikasur shqiptarin që mbante në dorë diçka të gjatë fosforeshente, mjet me të cilin goditi deri në vdekje 28-vjeçaren. Trupin ia mbuloi me gjethe dhe më pas u largua për tu fshehur. Sabina Nessa u gjet më 18 shtator e pajetë.

Dyshohet se Selamaj ka udhëtuar nga shtëpia e tij në Eastbourne, për në bregun jugor të Londrës, me qëllim kryerjen e asaj që prokuroria pretendon se ishte një sulm ‘i paramenduar dhe grabitqar’.

Mësuesja, 28 vjeçare, u gjet e vdekur në Cator park, Kidbrooke, në juglindje të Londrës, më 18 shtator, një ditë pasi doli nga shtëpia e saj për të takuar një mik në një bar aty pranë.

Prokuroria tha gjatë seancës gjyqësore se Nessa u godit me një copë druri rreth 60 cm të gjatë nga dikush që fillimisht besohej se ishte i huaj. Selamaj, nga Eastbourne në East Sussex, u paraqit në gjykatë për seancën paraprake të enjten, ku dhe pranoi fajësinë për krimin e rëndë.

Gjykatësi, Justice Wall, tha se faktet e pranimit të fajësisë nga ana e Selamajt se “ai është personi përgjegjës për vdekjen” mund të raportohen nga media.

Anëtarët e familjes së viktimës u ulën në gjykatë pak metra larg të pandehurit në bankën e të akuzuarve, i cili ndihmohej nga një përkthyes shqiptar. Seanca e radhës për të pandehurin u la më 25 shkurt të vitit të ardhshëm.

Trupi i Nessa-s, mësueses së klasës së parë fillore në shkollën “Rushey Green në Catford”, u gjet i mbuluar me gjethe pranë një qendre komunitare në park. Viktima dhe autori shqiptar ishin të panjohur me njëri tjetrin, duke bërë që të mbeten mister arsyet e ngjarjes së rëndë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *