“Më të frikshëm jeni ju tani”! Ishte kjo batuta epike që bëri sot Evi Kokalari, kur i duhej të sorollatej nëpër korridoret e Partisë Demokratike, në kërkim të zyrës së kryetarit Lulzim Basha, por që pa dashur është përplasur nga kameramanët e transmetimit Live.
Përplasja e një dite më parë me një prej mbështetëseve të kreut të PD-së, Basha, duket se e ka vënë në qendër të vëmendjes anëtaren e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, mbështetëse të Sali Berishës, Evi Kokalarin.
Kjo e fundit gjithashtu është “përplasur” sot por pa dashje me gazetarët dhe operatorët që duke kryer detyrën e tyre, kanë vrapuar pas saj.
Në një video të publikuar, Kokalari shihet në selinë e PD-së, duke provuar të hapë dyert për të gjetur zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
“Ku është zyra e Lulzim Bashës?”,- pyet ajo, teksa gjithë kohës është në objektivin e kamerave. Ndërsa më pas ajo iu kërkon gazetarëve dhe operatorëve të bëjnë kujdes, pasi po e vrasin. “Bëni shumë kujdes se po na vrisni se jemi femra, më të frikshëm jeni ju tashi…”,- thotë ajo.
Ndërkohë që një prej gazetarëve e ka pyetur nëse do iu kërkojë ndjesë gazetarëve që kanë transmetuar fjalën e saj dhe i quajti “të frikshëm”. Kokalari mohoi se i ka quajtur të frikshëm, duke shtuar se, “jeta e saj është më e rëndësishme se lajmi”.
“Nuk thashë që janë të frikshëm. Në qoftë se unë rrëzohem dhe vritem ai është një problem shumë i madh, se jeta ime është pak më e rëndësishme se lajmi që do jepni ju, që të jemi të qartë!”,- tha Kokalari.
/Priza.al/