Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas situatave të fundit të krijuar në selinë e Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se “nuk ka vulë, bravë apo dryn që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve”.
Ky reagim vjen pas akuzave nga mbështetësit e Berishës, se kryedemokrati Lulzim Basha ndërroi bravat në selinë blu në kryeqytet, por edhe në disa seli të rretheve.
Rreth orës 15:00 të mesditës, kryetarja e Forumit të Gruas, Albana Vokshi, mbërriti dje në selinë blu me pretendimin se do të zhvillonte një mbledhje me gratë e forumit ku pjesë ishte edhe Evi Kokalari. Por teksa shkuan për në zyrë Vokshi tha se derës i kishin ndryshuar bravën, ndërkohë dolën për të gjetur një tjerët sallë që të mblidheshin. Ato kaluan për nga hyrja që të çon në zyrën e kryedemokratit, por nuk u ndalën në zyrën e tij pavarësish se Kokalari vazhdimisht kërkonte zyrën e z. Basha.
Por pasi nuk gjetën zyra as në katin e dytë teksa po zbrisnin gratë që shoqëronin Vokshin u përballën me Violeta Gecan dhe një grua tjetër të quajtur Drita. Fillimisht, teksa Vokshi po dilte së bashku me Kokalarin, Violeta Geca i është drejtuar Kokalarit me fjalë banale, megjithatë në atë moment incidenti u shmang. Por incidenti nuk arriti të shmangej kur Vokshi dhe Kokalari po jepnin për mediat deklaratën.