Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 114/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Ky ligj u vendos të shpallej nga Presidenti i Republikës, për sa kohë synon konsolidimin e të ardhurave nga akciza, nëpërmjet përafrimit të tyre gradual me nivelin e akcizave të parashikuara në Direktivat e Bashkimit Europian, si dhe moslejimin e hapësirave ligjore për shmangie nga pagesa e akcizës, duke shfrytëzuar shkallët e diferencuara të saj për përdorues të ndryshëm.
Sipas arsyetimeve të Presidentit Meta, trajtimi fiskal i diferencuar që aplikon ky ligj, në thelb shkel parimet e të drejta themelore kushtetuese. Per kete ligj, Presidenti thote se subjektet që operojnë në shitjen dhe tregtimin e mjeteve lundruese ngelen të favorizuara, ndërkohë që sektorë të veçantë të ekonomisë me më shumë nevojë, diferencohen dhe mbahen në presion fiskal të diferencuar dhe jo proporcional me nevojën që dikton mbështetja e tyre.
Ndërkohë Kreu i Shtetit ka kthyer edhe buxhetin 2022, pasi sipas tij eshte antisocial.
/Priza.al/