Motra e Arjolës i kthehet keq aktores së Portokallisë: Ke 13 vjet si artiste dhe askush s’të njeh

Ndan të njëjtën skenë me të, por nuk kurseu sulmet!

Renada Daci, i ka çuditur të gjithë me dosa postime, ku duket se mbështeste Donaldin, e jo Arjolën për debatet e shumta që kanë patur në “Big Brother VIP”. Ajo ndan skenën në “Portokalli” me Arjolën, por nuk e kurseu aspak ironinë për të.

Nuk e dimë se çfarë mund të ketë ndodhur jashtë që Renada (të cilën shumë prej jush mund ta njohin në rolin e “Luzes”), reagon në këtë mënyrë, por postimi i saj ka nxitur shumë reagime.

Ndër të tjera, ka qenë motra e Arjolës, Elisa, një prej atyre që ka reaguar ashpër, duke shpërthyer në ofendime për aktoren. Krahas një fotoje të Ursulës, “shtrigës” tek filmi vizatimor Ariel, ajo e ka quajtur Renadën “shëmtaraqe të vogël” dhe “xheloze mediokër”.

“13 vjet artiste dhe askush stë njef. Ajo që bën më mirë është veç që ‘lef’. Kështu shkruan ajo, duke theksuar se po kërkon thjesht famë. Gjithashtu, Elisa ka shprehur edhe një herë krenarinë për motrën e saj, të cilën e quan “luaneshë”.

Sakaq, Renada në Instastory ka sqaruar se është puna e saj se çfarë poston, madje është shprehur se nuk i intereson aspak si merret, pasi ajo jep mendimin e saj.

Pra, ajo nuk e mohoi në asnjë moment që i është referuar Arjolës, duke na përforcuar idenë se mes vajzave, mund të ketë hatërmbetje, por arsyen nuk e dimë… ende.

Renada Caci e thotë me plot gojë: Jam e preferuara e regjisorëve në Shqipëri - Life&Gossip

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *