Pikërisht kur mediat në mbarë botën po reklamojnë me urdhër se vendosja e maskës me detyrim dhe vaksinimi (po me detyrim) ka “triumfuar” dhe se njerëzit i janë “nënshtruar” vullnetit të qeverisjes globale, të drejtat e njeriut prevalojnë në mendjen e popujve të botës.
Kështu pra, një përleshje ka ndodhur ditën e sotme në një tren në Angli, ku shkak duket se është bërë urdhëri për të vendosur me detyrim maskën.
“The Sun” shkruan se, sherri ka ndodhur, pasi një burrë, teksa ka hyrë në tren i ka kërkuar njerëzve aty brenda që të vendosin maskën mbrojtëse kundër pandemisë së koronavirusit.
Por pasi pasagjerët e tjerë kanë refuzuar të ndjekin udhëzimet, sherri ka nisur fillimisht në fyerje, ndërkohë që ka degraduar më pas në dhunë fizike.
Në tren të pranishëm kanë qenë edhe fëmijë të vegjël, të cilët janë trembur dhe kanë nisur të qajnë nga frika.
/Burimi: The Sun/Përshtati: Priza.al/