Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e grupeve të “Nations League”. Ky ishte edicioni i tretë për përfaqësueset. Pasi garoi në “Ligën C”, dy edicionet e para të “Nations League”, Kombëtarja Shqiptare ia doli të sigurojë ngjitjen në “Ligën B”, teksa pasditen e sotme, njohu edhe kundërshtarët me të cilët do të përballet në këtë kompeticion.
Shorti i vuri kuqezinjtë në Grupin 2, bashkë me skuadra si Izraeli, Rusia dhe Islanda. Interesant është fakti që Izraeli ka qenë në të njëjtin grup me kuqezinjtë edhe në edicionin e parë të Nations League, kur trajner ishte Giani De Biasi.
Fushata eliminatore fillon në muajin qershor dhe do të përmbyllet në muajin shtator 2022 për shkak të ndeshjeve finale të Kampionatit Botëror “Katar 2022” që do të luhen në nëntor.
Ndeshja e parë: 2-4 qershor 2022
Ndeshja e dytë: 5-8 qershor 2022
Ndeshja e tretë: 9-11 qershor 2022
Ndeshja e katërt: 12-14 qershor 2022
Ndeshja e pestë: 22-24 shtator 2022
Ndeshja e gjashtë: 25-27 shtator 2022
Liga A
Grupi 1: Francë, Danimarkë, Kroaci, Austri.
Grupi 2: Spanjë, Portugali, Zvicër, Çeki.
Grupi 3: Itali, Gjermani, Angli, Hungari.
Grupi 4: Belgjikë, Holandë, Poloni, Uells.
Liga B
Grupi 1: Armenia, Irlandë, Skoci, Ukraina
Grupi 2: Shqipëria, Izrael, Rusi, Islandë
Grupi 3: Mali i Zi, Rumani, Finlandë, Bosnjë & Hercegovinë
Grupi 4: Sllovenia, Serbia, Norvegji, Suedi
Liga C
Grupi 1: Ishujt Faroe, Lituani, Luksemburg, Turqi
Grupi 2: Qipro/Estoni, Kosova, Greqi, Irlanda e Veriut
Grupi 3: Kazakistan/Moldavi, Azerbajxhan, Bjellorusi, Sllovaki
Grupi 4: Gjibraltar, Gjeorgji, Maqedonia e Veriut, Bullgari
Liga D
Grupi 1: Letonia, Andorra, Kazakistan/Moldavi, Lihtenshtejn.
Grupi 2: San Marino, Qipro/Estonia, Malta.
/Priza.al/