Shkoi në emisionin e sotëm Live i ftuar si kryetar i PD-së, por Lulzim Bashës i është vënë në dyshim ky titull, pikërisht nga drejtuesja e emisionit që e ka nisur duke e thumbuar atë.
I ftuar në “Open” në “TCH”, Basha është pyetur menjëherë nga moderatorja Eni Vasili, se në cilën cilësi duhet ta emërtojë atë, në atë të deputetit apo të kryetarit të PD-së?
Eni Vasili: Si të të thërras deputeti Basha apo kryetari Basha?
Lulzim Basha: Atë e keni në dorë ju dhe do të tregojë shumë. Unë jam kryetari i PD, i zgjedhur nga një proces transparent nga 80% e demokratëve me 4 kandidatë. Kam betejë shumë të vështirë për të udhëhequr.
Kuvendi i 11 dhjetorit? Kush e thotë këtë? Nuk ka patur kuvend në 11 dhjetor, ishte tubim. Mund ta thërriste Tom Doshi. Mund të ndërronte vulat. Nesër mund ta thërrasë, Rama, Dako, Meta. Për fat të keq gjithçka është manipuilim.
/Priza.al/