Lideri historik i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar protestën e parë të lëvizjes së tij të njohur si “Foltore”.
Protesta do të zhvillohet kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Tiranë dhe qeverisë së Edi Ramës.
Ajo do të mbahet në 20 dhjetor në Tiranë, ditë kur në kryeqytetin shqiptar do të mbahet takimi i radhës i “Open Balkan” dhe pritet që në vendin tonë të vijë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Ka qëllime kryesore, kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti, protesta e vjedhjes kombëtare. E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri që të mos vijë në Tiranë”, – tha Berisha në “Opinion”.
Berisha: “Unë kam një lajm për shqiptarët. 20 dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Protesta ka qëllime kryesore, së pari kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti, protesta e vjedhjes kombëtare.
Në datën 20 kombi është në protestë. Merr fund më skenari armiqësor anti-shqiptar i Ballkanit të Hapur. Nëse kthehesh në Foltore unë kisha paralajmëruar ditën e protestës kombëtare.
E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri që të mos vijë në Tiranë p[ër Ballkanin e Hapur se populli do të të presë me protesta. Sepse nuk mund të pranojmë ne skenarë të mirëfilltë anti-shqiptar destabilizues”.
Presidenti serb do të vizitojë Tiranën në datat 20-21 dhjetor, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.
Ai do të pritet në takim nga kryeministri Edi Rama.
/Priza.al/