“Ti ke qenë e virgjër deri 22 vjeç apo jo?”/ Donaldi dhe Beatrix tregojnë të kaluarën: Mua ma ka shpifur…

Mbrëmjen e djeshme, dy çiftet e “Big Brother VIP” janë vënë përballë një sfide. Secili nga çiftet do të shkonte në dhomën e surprizave dhe do të luanin lojën pyetje dhe përgjigje.

Gjatë kësaj loje, Donaldi dhe Beatrix kanë folur për kohën kur kanë dhënë puthjet e tyre të para. Aktori i humorit në një moment i thotë Beatrix: “Unë e di që ti ke qenë e virgjër deri në moshën 22-vjeçare apo jo?”.

Ndërkohë që këngëtarja ia aprovon këtë, ndërsa zbulon më tej se puthjen e parë e ka dhënë në kohën kur ka qenë në gjimnaz, ndërsa shton se ka qenë një moment i bukur në jetën e saj.

Nga ana tjetër Donaldi nuk mund të thotë të njëjtën gjë për puthjen e tij në moshën 15-vjeçare, për të cilën tha: “Mua ma ka shpifur ajo e para”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *