Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në ‘Twitter’ një videomesazh një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të partisë.
Kryedemokrati Basha thekson se nesër partia më e madhe opozitare në vend “do të zgjedhë të ardhmen”.
Ndërkohë, duke e shoqëruar me pamje nga Kuvendi i PD, Basha iu kujton të gjithë demokratëve se mbledhja do të nisë në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve.
Nesër zgjedhim të ardhmen ??✌️ pic.twitter.com/hHwwilp53v
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 17, 2021
/Priza.al/