Nesër Kuvendi Kombëtar, zbardhet mesazhi i Lulzim Bashës për delegatët

Ditën e snesmër do të mahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike thirrur nga Lulzim Basha. Kryedmeokrati me anë të një mesazhi drejtuar dleegatëve kërkon pjesëmarrjen e tyre.

Basha iu drejtohet delegatëve të Kuvendit, me thirrjen se pjesëmarrja “e secilit prej nesh, është mesazhi i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilit do”.

I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar,

Nesër, e shtunë, datë 18 Dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës.

Pjesëmarrja e secilit prej nesh, është mesazhi i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *