Moderatorja Eni Vasili ndan fotot e para me barkun e rrumbullakosur

Moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili, nuk e fsheh më shtatzëninë. Ajo është në pritje të ëmbël, ndërsa ka ndarë me ndjekësit disa foto. Eni dhe Armandi inxhinieri elektronik i cili la Londrën për dashurinë me gazetaren janë shumë të lumtur që do të bëhen prindër, pas rreth 5 vitesh që janë bashkë.

Në nisje të “Open”, kryeministri Edi Rama uroi moderatoren për lajmin e bukur, dhe ishte ai që zbuloi se ajo po pret binjakë, madje tregoi edhe gjininë.

“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, u shpreh Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *