Pas 15 vitesh, Luana Vjollca zgjodhi të largohet nga “Top Channel”, ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja.
Nuk e dimë ende për cilin televizion bëhet fjalë, por moderatorja pas kërkesave të shumta të fansave do ta rikthejë “Shiko Kush Luan” në ekran. Më 1 janar, Luana do të rikthehet fuqishëm për të gjithë ata që po i mungon figura e saj në televizion.
Moderatorja bëri të ditur lajmin në një postim në “InstaStory”, teksa iu përgjigj ndjekësve që kërkonin emisionin.
“Zemrat e mia, gjithë ju që kërkoni ‘Shiko Kush Luan’, më 1 janar”- ka shkruar ajo.
Për televizionin ku do të transmetohet, mbetet ende të presim e të shohim ç’do të ndodhë.
/Priza.al/