Vihet në pranga 56-vjeçari në zonën e Astirit, shpërndante kokainë dhe kanabis

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa në zonën e Astirit në Unazë të Re. Në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe më pas kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar lëndë narkotike kokainë, një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një peshore elektronike, një shumë parash, një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë, një thikë, dy aparate celulare dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *