Pas operacionit të rëndë, Adriana Matoshi rikthehet në Kuvend, pritet me duartrokitje

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi është rikthyer ditën e sotme në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka zhvilluar pak javë më parë.

Bëhet me dije seKryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje Matoshit në seancë dhe i ka uruar asaj shëndet të plotë. Teksa Matoshi është mirëpritur me duartrokitje nga kolegët deputetë.

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, deputetja Adriana Matoshi. Ajo ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vet është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka thënë Konjufca.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *